Policia e Kosovës i ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Ata po dyshohen për vepra penale si “detyrim”, “kontrabandë” me armë dhe mjete plasëse”, e 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, raporton koha.
Aksioni policor u zhvillua në 21 lokacione.