KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 140 zyrtarë publik nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta
Politikë

140 zyrtarë publik nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Kosova News
Kosova News 22:16 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, nga zyrtarët që punojnë në institucione publike.

E për periudhën sa ishte i hapur afati ligjor, pasurinë e deklaruan mbi 9 mijë e 800 zyrtarë, ndërkohë që 140 zyrtarë publik, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Ne kemi filluar tashmë procedurat për të inicuar shqiptimin e gjobave, brenda ditës së sotme do dërgojmë kërkesat për të verifikuar se sa është shuma e pagës së tyre bazë që gjobat të shqiptohen sa më shpejtë, sepse gjoba automatike që lidhen me kalimin e afatin është 30% të pagës së tyre. Të gjithë këta e kanë një afat shtesë 15 ditore, që të kryejnë këtë obligim, gjatë kësaj periudhe nuk ka masa tjera ndëshkuese, nëse vonohen më shumë se 15 dite bëhen subjekt të kallzimeve penale në prokurori”, ka deklaruar  Yll Buleshkaj – Drejtor i Agjencisë për parandalimin e Korrupsionit.

Formularin për deklarimin e pasurisë tha ta ketë plotësuar edhe ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla.

Gërvalla u përball me akuza në gjykatë për mosdeklarim të pasurisë, por tha se nuk kishte hatërmbetje me Agjencionin që dërgoi kallëzim penal për të në prokurori.

“Si ministre e drejtësisë kam vizituar shume prej mekanizmave që kujdesen për luftimin e korrupsinit për reformat në fushën e drejtësisë…Është kryer, pse duhet të e qortojë drejtorin që bënë punën e tij, unë kam nevoj që qortimi i takon tjetër kujt për keqpërdorim të detyrës në raport me aktakuzën time, por nëse ky agjencion bënë punën e tij kam fjalë vetëm të mira e jo qortime”, ka deklaruar Donika Gërvalla – Ministre e Drejtësië.

E në GLPS thonë se duhet të ketë masa më të ashpra ndëshkuese për ata zyrtarë që nuk e deklarojnë pasurinë.

“Çështja e mosdeklarimit ose e deklarimit të rrejshëm të pasurisë është vepër penale për të gjithë ata zyrtarë që nuk e deklarojnë ose deklarojnë rrejshëm pasurinë dhe sipas kodit penal, kjo vepër penale mund të dënohet nga 3 deri 5 vite burgim, sot kemi parë në përgjithësi nga monitorimi i sistemit të drejtësisë për këto vepra penale ka pasur dënime të ulta nga ana e sistemit të drejtësisë”, ka theksuar Liridon Salihu – Hulumtues në GLPS.

Bazuar në ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, presidenti, deputetët e Kuvendit, ministrat, zv ministrat, gjyqtarët prokurorët e shumë kategori të tjera janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, e së fundmi këtij procesi i nënshkrohen edhe mjekët, profesorët e universiteteve publike e doganierët./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?