Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka emëruar tre drejtorë në kabinetin e tij deri më tani, dy prej tyre janë femra dhe një mashkull.
Atiq bëri të ditur se Anesa Çollakoviq është emëruar drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Anesa ka përfunduar studimet master në zhvillimin ndërkombëtar në Ohio University në SHBA dhe ka përvojë me organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare në fushën e kulturës rinisë dhe sportit”, bëri të ditur Atiq.
I pari i Mitrovicës së Veriut, drejtor të Arsimit e ka emëruar Vid Janiçijeviq dhe për të tha se është studiues i historisë dhe arkeologjisë.
Ndërsa, në pozitën e drejtoreshës për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi, Atiq e ka emëruar Shenaj Llapashticën.
“Shenaji ka studiuar arkitekturë në Mimar Sinan Fine Arts University në Stamboll në Turqi. Shenaj Llapashtica ka përvojë pune shumëvjeçare në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit”, ka shkruar Atiq.


