në Bruksel, ka takuar emisarin amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se në takimin e Kurtit me Escobar është biseduar lidhur me temat e takimit të sotëm të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në takimin që ndërmjetësohet nga Joseph Borrel, shef i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri si dhe emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, janë të paraparë dy pika për diskutim.
E para është mbi adaptimin deklaratës mbi të pagjeturit ku liderët duhet t’i japin vlen politike tekstit për të cilin tha se palët janë dakorduar dhe nuk pritet diskutim i madh rreth tij.


