KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shumica të mitur, 125 persona zhduken për shtatë muaj në Kosovë
Siguri

Shumica të mitur, 125 persona zhduken për shtatë muaj në Kosovë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 09:58 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

125 persona janë raportuar si të zhdukur që nga fillimi i vitit. Familjarët dhe të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, që të gjejnë këta persona për të cilët nuk është ditur se ku ndodhen. Shumica e tyre janë raportuar se janë të mitur dhe largohen nga shtëpia pa pëlqimin e prindërve. Ekspertë të sigurisë thonë, se institucionet duhet të ndërmarrin masa për parandalimin e këtyre rasteve. Ndërkaq, kryetari i KMDLNj-së thekson se duhet të ketë sensibilizim të opinionit.

Pothuajse çdo ditë në raportin e Policisë së Kosovës, raportohet për zhdukje të personave. Edhe këtë vit, kanë qenë mbi 100 raste të tilla, për çka Policia e Kosovës nuk specifikon moshën e as gjininë.

“Për periudhën 1 janar-31 korrik 2022, në polici janë evidentuar 125 raste të zhdukjeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës.

Shumica e këtyre rasteve kanë qenë të mitur dhe se i takojnë komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjipitianë.

- Reklamë -

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë se këto raste janë vështirë të parandalohen, meqë të miturit largohen nga shtëpia pa pëlqimin e prindërve.

Shala: Femrat e mitura kryesisht largohen nga shtëpia

“Femrat e mitura kryesisht largohen, shkojnë krijojnë një lidhje martesore apo bashkëjetojnë me partnerët e tyre, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e prindërve. Kryesisht këta janë pjesëtarë të një komuniteti dhe në shumicën e rasteve janë të mitur. Ata e dinë shumë mirë që është e kundërligjshme dhe largohen vet edhe zakonisht shkon një javë derisa të merret vesh se ku janë. Policia ndërmerr masat në përputhje me ligjin, në qoftë se është ajo bashkëjetesë apo jetesë në kundërshtim me ligjet, atëherë fillon procedurën”, thekson Shala.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Avni Islami kërkon nga institucionet që të ndërmerren masa dhe të parandalohen rastet kur prindërit nuk dinë se ku i kanë fëmijët.

Islami: Duhet të punojnë më shumë institucionet e sigurisë së Kosovës

“Secili individ që nuk është në mesin e familjarëve të tyre është brengësose për familjen, shoqërinë dhe për shtetin. Pra, në këtë drejtim duhet të punojnë më shumë institucionet e sigurisë të Kosovës, ata që merren me këto raste. Dhe të bëhet identifikimi sa më parë, vendndodhja e tyre dhe në këtë mënyrë që të gjendet sa më parë ata persona që janë zhdukur ose nuk janë lajmëruar që sa kohë në familjet e tyre”, deklaron ai.

Më tej, kryetari i KMDLNj-së, Behgjet Shala flet edhe për shfrytëzimin e këtyre të miturve nga persona të cilët janë të përfshirë në pedofilizëm. Por, ai në këtë raste kërkon sensibilizim të familjeve në Kosovë.

Shala: Duhet të punohet më shumë në sensibilizimin e opinionit

“Këtu duhet të punohet më shumë në sensibilizimin e opinionit. Duke filluar nga familja, familja duhet të ketë përgjegjësi më të madhe për fëmijët e tyre të mitur, se ku shkojnë, ku punojnë dhe me çfarë rrethin sillen, sepse familja ka përgjegjësinë, e policia e gjykata nuk merren me parandalim, nuk merren me parandalim por me pasojat”, vijon Shala.

Kujtojmë që vjetëve të fundit Kosova është përballur me dhjetëra raste edhe të dhunimeve të personave të mitur, detyrimin për prostitucion, e sulmeve seksuale

Gjithashtu lexoni:

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Jeton Sopa 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?