Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e udhëhequr nga Rozeta Hajdari, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se investimet e huaja në vend për herë të parë kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose, siç kanë thënë, 84% rritje krahasuar me vitin 2021, kurse 101% rritje nga viti 2020 dhe 138% rritje nga viti 2019
Nw njoftim, thuhet se për nxitjen e investimeve, MINT ka hartuar projektligjin për Investimet e Qëndrueshme
“Janë kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qindra biznese të huaja si dhe janë pritur në takim dhjetëra investitorë potencial, e po ashtu janë regjistruar 1873 biznese të huaja në dy vitet e fundit.”, përcjell KosovaNews.