KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » EKSKLUZIVE| Mal me shkelje ligjore në trajtimin e të brugosurve me sëmundje mendore, degradohet nga pozita drejtori Sylejmani
Siguri

EKSKLUZIVE| Mal me shkelje ligjore në trajtimin e të brugosurve me sëmundje mendore, degradohet nga pozita drejtori Sylejmani

Kosova News
Kosova News 19:24 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtorit të Burgut të Gjilanit, Shefik Sylejmani iu është shqiptuar masa disiplinore “ulje në pozitë”, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës së tij, shkruan KosovaNews.

Kjo masë e disiplinore ka ardhur si pasojë përgjegjësive që ka pasur drejtori Sylejmani në rastin e trajtimit dhe vëzhgimin e të burgosurve me sëmundje mendore.

Në dhjetor të vitit të kaluar një i burgosur humbi jetën në burgun e Gjilanit duke bërë vetëvrasje dhe menjëherë pas kësaj ishte aktivizuar Shërbimi Korrektues i Kosovës duke e pezulluar nga puna drejtorin e burgut Shefik Sylejmanin dhe zëvendësin e tij Fidan Hasani.

Sipas vendimit të siguruar nga KosovaNews, nga pozita e drejtorit, Sylejmanit iu është ulur pozita në zëvendës drejtor në qendrën e paraburgimit të Gjilanit.

- Reklamë -

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se zëvendësuesi i Drejtorit për siguri, Operativë dhe Transport në SHKK,  gjatë një vizite në burgun e Gjilanit më 19 tetor të  vitit të kaluar, ka evidentuar shumë parregullsi në mbajtën e paraburgosurve që ishin nën vëzhgim permanent dhe kujdes të shtuar.

Për zbardhjen e rastit të vetëvrasjes së të paraburgosurit në vitin e kaluar, komisioni hetimor i themeluar nga SHKK, ka intervistuar Drejtorin e Shefik Sylejmani, zv.drejtorin Fidan Hasani dhe Udhëheqësin për Siguri, Memin Shkodra, duke përfshirë këtu edhe mbikëqyrësin Fadil Demaj si dhe zyrtarët Korrektues Besar Zeqiri dhe Arbër Kamberi.

Sipas vendimit të siguruar nga KosovaNews, komisioni hetimor kishte konstatuar se shtatë të burgosurve me probleme te shëndetit mendor për të cilët stafi  shëndetësor kishte rekomanduar të mbaheshin në vëzhgim dhe kujdes te shtuar për shkak te rrezikut se të njëjtit mund te vete lëndohen apo te vetëvriten, iu ishte ndërruar orari i vëzhgimit (kontrollës), në shumicën e rasteve pa aprovimin e zëvendës drejtorit Fidan Hasani.

“Komisioni hetimor ka gjetur se:

Ne rastin e le burgosurit K.B i cili ishte ne vëzhgim çdo dhjet minuta, vëzhgimi nuk ishte bërë nga ora 07:30 deri ne ora 13:30;

Ne rastin e le burgosurit B.RR i cili ishte ne vëzhgim do dhjet minuta, vëzhgimi nuk ishte bërë nga ora 14:00 deri ne ora 15:50;

Ne rastin e te burgosurit M.S i cili ishte vendosur me date 07.08.2022 ne vëzhgim çdo dhjet minuta, nga data 12.10.2022 sipas rekomandimit mjekesor i ndërrohet vëzhgimi ne çdo dy ore, ky ndërrim i vëzhgimit nuk është i aprovuar nga z.Hasani ne cilësinë e zëvendës drejtorit.

Ne rastin e te burgosurit F.C i cili ishte vendosur me date 20.07.2022 ne vëzhgim çdo tridhjete minuta, nga data 12.10.2022 sipas rekomandimit mjekësor i ndërrohet vëzhgimi nga çdo një orë, po ashtu edhe ky ndërrim i vëzhgimit nuk ishte  aprovuar nga zëvendës drejtori Hasani.

Ne rastin e te burgosurit C.G i cili ishte vendosur me date 21.09.2022 ne vëzhgim permanent, nga data 12.10.2022 sipas rekomandimit mjekësor iu është ndërruar vëzhgimi nga çdo 30 minuta ky ndërrim i vëzhgimit nuk është i aprovuar nga Hasani ne cilësinë e zëvendës drejtorit.

Ne rastin e te burgosurit M.B i cili ishte vendosur me date 29.09.2022 ne vëzhgim permanent, nga data 12.10.2022 sipas rekomandimit mjekësor i ndërrohet vëzhgimi nga çdo 30 minuta ky ndërrim  i vëzhgimit nuk është i aprovuar nuk ishte  aprovuar nga zëvendës drejtori Hasani.”, thuhet në vendimin e siguruar nga KosovaNews.

Në vendim, po ashtu thuhet se  Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues ka mbajtur seance dëgjimore ku ka intervistuar drejtorin Shefik Sylejmani dhe i njëjti deklaruar se nuk pajtohet  me pretendimet e komisionit Hetimor duke thënë se në të ka të shkruar gjithçka dhe si i tille, sipas tij, nuk është  i bazuar ne asnjë nen të ligjeve.

“Komisioni nuk ja falë besimin deklaratave te dhëna me shkrim nga z.Sylejmani dhe i konsideron si te pa bazuara, komisioni është bindu  se edhe përkundër qe ka autorizuar zëvendës drejtorin për te realizuar vizitat ne bllokun banues me të burgosur nuk ka arritur që të siguroj zbatimin e procedurave nga personeli i burgut për mbikëqyrjen e te burgosurve me probleme te shëndetit mendor sipas rekomandimeve mjekësore dhe panelit multidisiplinar edhe pse e ka ditur apo nga pozita qe ka ushtruar është dashur  ta dijë se personal të cilët janë me problem te shëndetit mendor mund te ju rrezikohet jeta.”, thuhet në vendimin e siguruar nga KosovaNews.

Në vendimin thuhet se komisioni hetimor konstaton drejtori Sylejmani si person përgjegjës nuk ka ushtruar detyrimet ligjore te duke e ditur se shtatë te burgosur kane qenë në vëzhgim për rrezik te vetëlëndimit apo vetëvrasjes dhe i njëjti nuk ka ushtruar mbikëqyrjen se a po zbatohen te gjitha procedurat ligjore nga i gjithë stafi vartës duke lenë pas dore detyrat e tij.

“Mbikëqyrja nuk është ushtruar te paktën nga muaj korrik 2022 ku dhe ka vazhduar me neglizhence qe te mos kontrollohen zyrtaret se ajane duke i zbatuar procedurat deri kur ishte evidentuar nga vizita qe ishte bere dhe ku janë konstatuar këto pa rregullsitë dhe shkelje, këto rastet kane qene shume te ndjeshme te neglizhohen dhe do te duhej trajtuar me kujdes dhe me profesionalizëm, por nga neglizhenca ishte bere dukuri negative ne Qendrën e Paraburgimit Gjilan.”, thuhet në vendim.

“Komisioni konstaton se pas vizitës se berë me nga Drejtoria qendrore ku janë vërejtur parregullsi ne procedurën e menaxhimit te burgosurve me probleme mendore, dy zyrtareve korrektues Besar Zeqiri dhe Arbër Kamberi i janë shqiptuar masa disiplinore, me çka vërtetohen se menaxhimi dhe vëzhgimi i këtyre te burgosurve nuk është bere sipas udhëzuesit për menaxhimin e të burgosurve me çrregullime.të shëndetit mendor gjatë mbajtjes.”, thuhet në vendim./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Largohet nga puna zëvendësdrejtori i burgut të Gjilanit, për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore

Më poshtë, gjeni vendimin e plotë:

Shefik-Sylejmani-VendimDownload

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?