KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 11 persona janë vrarë nga sulmi në Orebro të Suedisë
Botë

11 persona janë vrarë nga sulmi në Orebro të Suedisë

Kosova News
Kosova News 09:45 -05/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga sulmi i djeshëm në qendrën për edukim në Orebro të Suedisë janë vrarë 11 persona përfshirë edhe sulmuesin. Policia ka thënë se ai ka vepruar si i vetëm ndërsa ministri i Drejtësisë ka thënë se shkollat në mbarë vendin janë të sigurta për të vazhduar procesin mësimor. Qendra për edukim ku është kryer sulmi frekuentohet nga personat që nuk e kanë kryer edukimin fillor apo atë të mesëm.

Policia suedeze ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave në qendrën për edukim në Orebro,në Suedinë Qendrore janë vrarë 11 persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar.


Spitali Universitar në Orebro ka thënë se 5 të lënduar nga armë zjarri janë trajtuar në njësinë e emergjencës, ndërsa personi i gjashtë, i lënduar por jo nga armë zjarri, është trajtuar për lëndime të lehta. Spitalet tjera në afërsi pas ngjarjes ishin përgatitur për pritjen e pacientëve eventual duke liruar shtretërit në njësitë e emergjencës dhe të kujdesit intensiv.


Ulf Kristersson, Kryeministri i Suedisë sulmin e djeshëm në Orebro e ka përshkruar si sulmin më të rëndë në histori të Suedisë sa i përket të shtënave në masë.


Policia ka thënë se i dyshuari për sulmin ka vepruar si i vetëm dhe që është në mesin e të vrarëve. Në një deklaratë, policia ka thënë se numri i saktë i të lënduarve nga sulmi i djeshëm ende nuk dihet.


Gunnar Strommer, ministri suedez i Drejtësisë, sa i përket rastit ka thënë të mos ketë parë asnjëherë të shtëna të kësaj shkalle në ndonjë shkollë. Strommer u ka shprehur ngushëllime të prekurve nga kjo tragjedi dhe njëherit i ka siguruar qytetarët se shkollat në mbarë vendin, të mërkurën do të jenë të sigurta për të vazhduar procesin mësimor.


Shkolla Risbergska është një qendër për edukimin e të rriturve ndërsa ndodhet në po të njëjtin kampus me shkolla tjera. Këto qendra kryesisht frekuentohen nga persona që nuk e kanë përfunduar shkollimin fillor apo atë të mesëm. 

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 05/02/2025 05/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?