KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët protestojnë në Beograd kundër Planit të BE-së, fajësojnë Vuçiqin me tradhti
Rajon

Serbët protestojnë në Beograd kundër Planit të BE-së, fajësojnë Vuçiqin me tradhti

KosovaNewss
KosovaNewss 21:20 -07/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Beograd, sot në platonë përballë Fakultetit Filozofik u mbajt një protestë e djathtistëve kundër planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Protesta është paralajmëruar përmes rrjetit rus Telegram nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Narodna Patrola” (Patrulla Popullore), e cila më herët organizonte protesta për shkak të politikës së qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Folësit u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit.

Stefan Simonoviq, i cili u prezantua si student i Fakultetit Filozofik në Beograd, tha se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të thotë “rrënim për Serbinë”.

- Reklamë -

“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha negociatave dhe diskutimeve në kuadër të planit franko-gjerman”, tha Simonoviq nga foltorja, raporton REL në gjuhën serbe.

Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës njihet si plani franko-gjerman.

Më 27 shkurt, liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel shprehën gatishmërinë për të vazhduar me zbatimin e këtij propozimi të BE-së.

Të mbledhurit në protestë kanë brohoritur “Tradhti” dhe “Nuk do ta japim Kosovën”, si dhe terma nënçmues ndaj presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq dhe shqiptarëve në Kosovë, transmeton KosovaNews.

Pas fjalimit para Fakultetit Filozofik, pjesëmarrësit e protestës dolën në një shëtitje proteste nëpër rrugët qendrore të Beogradit deri në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), ku kërkuan që “një mendim ndryshe, jo vetëm se Kosova ka humbur”, dëgjohet në shërbimin publik.

Gjatë shëtitjes deri te ndërtesa e televizionit publik RTS, pjesëmarrësit e protestës thërrisnin “Serbët, Rusët, vëllezërit përgjithmonë” dhe “Serbia për serbët”. Disa nga pjesëmarrësit mbanin flamurin rus.

Flamujt rusë, shkronja ‘Z’ si një nga simbolet e pushtimit rus të Ukrainës si simbol i ushtrisë mercenare private ruse Wagner janë të zakonshme në protestat e krahut të djathtë në Serbi.

Pavarësisht se vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Serbia refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Beogradi zyrtar e arsyeton këtë qëndrim me mbështetjen e Rusisë, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për çështjen e Kosovës.

Organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë kundërshtojnë hyrjen e Serbisë në BE dhe mbështesin pushtimin rus të Ukrainës

Gjithashtu lexoni:

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht këto segmente të autostradave

Policia sekuestron armë zjarri, ndalohet 25-vjeçari në Kaçanik

Publikimi i votave në rrjete sociale, aktivizohet Prokuroria

KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Pejë

KosovaNewss 07/03/2023 07/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?