Në moshën 105-vjeçare Virginia Hislop u diplomua në master në Shkollën e Edukimit në Universitetin e Stanfordit në SHBA.
Ajo kishte nisur shkollimin në 1940-n, por i përfundoi 83 vjet më vonë për shkak se Lufta e Dytë Botërore kishte nisur dhe bashkëshorti i saj u rekrutua.
“Ajo deri më tani ka jetuar në Uashington, por u kthye në Stanford që t’i vazhdonte studimet e masterit. Mendova se ishte një nga gjërat që mund ta arrija gjatë rrugës nëse do të kisha nevojë dhe më pëlqente të studioja, kështu që nuk ishte një shqetësim për mua”, është shprehur Hislop, shkroi Upi.
Ajo ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Shkolës Yakima, duke qenë anëtare themeluese në këtë institucion. Ajo ka shtuar se e ka pritur me gëzim këtë ditë.
Nuk është e rrallë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që njerëzit të diplomojnë në moshë të shtyrë.