Numri i civilëve të vdekur gjatë dy sulmeve ajrore izraelite në Liban është rritur në 10, kanë njoftuar mediumet shtetërore libaneze të enjten.
Grupi militant libanez Hezbollah ka thënë se do të hakmerret për sulme e të mërkurës, që goditën qytetin Nabatiyeh dhe një fshat në jug të Libanit, vetëm pak orë pasi projektilët nga Libani vranë një ushtar izraelit, transmeton agjencia “AP”.
Më tepër sulme izraelite janë raportuar në jug të Libanit të enjten dhe ushtruesi i detyrës i kryeministrit të Libanit, Najib Mikati, ka dënuar përshkallëzimin.
“Në një kohë ku ne jemi duke insistuar për qetësi dhe po bëjmë thirrje ndaj të gjitha palëve për të mos përshkallëzuar, ne e shohim armikun izraelit ta zgjerojë agresionin”, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite ka thënë se sulmet e të enjtes kanë shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut dhe pikat e lansimit të raketave.
E mediumet libaneze kanë raportuar se sulmet ajrore izraelite janë bërë në afërsi të qyteteve kufitare Labbouneh, Wadi Slouqi, Majdal Selm dhe Houla.


