Në njëvjetorin e prezantimit të planit franko-gjerman nga ndërkombëtarët kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Serbia edhe ka rënë dakord me versionin përfundimtar të Marrëveshjes Bazike, të arritur në Bruksel më 27 shkurt të këtij viti, “por tani kërkon ta minojë”.
E për këtë Kurti ka bërë një kërkesë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjera që t’i bëjnë thirrje Serbisë që të përmbushë detyrimet e saj.
“1 vit më parë, BE-ja me lidershipin e Francës dhe Gjermansië na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit – plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në Facebook.
1 year ago, the EU—w/ 🇨🇵 & 🇩🇪 leadership—presented us a draft treaty to normalize Kosova–Serbia relations. Serbia agreed to the final version on Feb 27, but now seeks to undermine it. 🇪🇺, 🇺🇲 & other allies must urge Serbia to fulfil its treaty obligations—fully & unconditionally.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 9, 2023


