KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 1 në 50 shqiptarë është në burg në Angli” – Ambasadori Ferizi takon Nigel Farage dhe i rrëzon shifrat
Rajon

1 në 50 shqiptarë është në burg në Angli” – Ambasadori Ferizi takon Nigel Farage dhe i rrëzon shifrat

Kosova News
Kosova News 18:48 -06/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, sipas medias vendase The Guardian është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, për t’i thënë atij se po përsëriste informacione të rreme duke bërë pretendimin se një në 50 shqiptarë në Britani gjendet në burg.

“Është plotësisht e rreme, megjithatë po përsëritet në lajmet e Britanisë së Madhe dhe nga politikanët”, tha Ferizi, i cili mori pjesë në konferencën e Reform UK.

“Është keqinterpretim i statistikave zyrtare të cilat merren dhe përdoren për të dalë me pretendime të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me realitetin”, shtoi ai për The Guardian.

Reagimi i ambasadorit Ferizi vjen pas përplasjeve në distancë mes Farage dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përdorimin e shifrës së shqiptarëve të burgosur nga udhëheqësi i Reform UK.

Të dhënat nga ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kundërshtuar raportet se numri i shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar është 53,000, shifër kjo që u përdor si burim për pretendimin një në 50 të Farage.

“I thashë se ishte thellësisht e padrejtë të përhapte këto gënjeshtra në thelb. Ato thjesht nuk janë të vërteta. Perceptimi im ishte se ai ishte i hapur kur e dëgjoi këtë dhe e kuptoi. Gjithashtu, unë argumentova se shqiptarët ishin një shembull shumë i mirë i njerëzve që integrohen si duhet në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me drejtësinë dhe ai dukej se e vlerësonte këtë”, shtoi Ferizi. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 06/09/2025 06/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?