KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZYRTARE – Britania, Kanada dhe Australia njohin Palestinën si shtet të Pavarur
Botë

ZYRTARE – Britania, Kanada dhe Australia njohin Palestinën si shtet të Pavarur

Alban Begolli
Alban Begolli 15:21 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tre shtete të tjera – Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe – kanë shpallur zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës, shkruan KosovaNews.

Kanadaja ishte e para që dha lajmin. Kryeministri Mark Carney njoftoi se vendi i tij nga sot njeh Palestinën si shtet të pavarur. “Kanadaja njeh shtetin e Palestinës dhe ofron partneritet për të ndërtuar një të ardhme paqësore si për Palestinën, ashtu edhe për Izraelin,” deklaroi ai.

Australia bëri njoftimin menjëherë pas Kanadasë. Kryeministri Anthony Albanese kritikoi qeverinë izraelite për, siç tha ai, përpjekjet sistematike për të penguar formimin e shtetit palestinez. Ai theksoi se “Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në Palestinë” dhe shtoi se njohja nga Australia, së bashku me Kanadanë dhe Britaninë, është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete.

Britania e Madhe u bashkua gjithashtu me këtë hap. Kryeministri Keir Starmer, duke njoftuar njohjen e Palestinës, paralajmëroi se ndaj Hamasit do të zbatohen sanksione të reja. “Hamas nuk mund të ketë rol në qeverisje apo siguri. U kam dhënë udhëzime që të ndërmerren masa shtesë kundër anëtarëve të tij,” tha ai. Starmer shtoi se “shpresa për një zgjidhje me dy shtete po zbehet, por nuk mund të lejojmë të shuhet.”

Sa vende e kanë njohur Palestinën?

Që nga shpallja e pavarësisë më 15 nëntor 1988, shtetin e Palestinës e kanë njohur 147 vende anëtare të OKB-së, mes tyre Kina dhe Rusia. Me shtimin e Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, numri arrin në 150 vende.

Turqia ishte ndër vendet e para që njohu Palestinën në vitin 1988, ndërsa vitin e fundit këtë vendim e morën edhe Norvegjia, Spanja, Sllovenia dhe Irlanda.

Çfarë nënkupton “dy shtete”?

Zgjidhja me dy shtete parasheh krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor, në territorin e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, brenda kufijve të përcaktuar para luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Por Izraeli kundërshton ashpër një plan të tillë./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Netanyahu zotohet se do “ta luftojë” njohjen e Palestinës

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Alban Begolli 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?