KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zvicra kërkon vazhdimin e misionit Swisscoy në Kosovë deri në vitin 2029
Siguri

Zvicra kërkon vazhdimin e misionit Swisscoy në Kosovë deri në vitin 2029

KosovaNewss
KosovaNewss 19:31 -20/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

“Angazhimi i ushtarëve zviceranë në kuadër të KFOR-it në Kosovë duhet të zgjatet deri në vitin 2029”.

Ky është qëndrimi i Komisionit të Politikës së Sigurisë të Këshillit të Shteteve të Zvicrës (CPS-S), i cili është shprehur dakord edhe me rritjen e numrit të efektivëve.

Sipas komisionit, prania e KFOR-it dhe e Swisscoy-t në Kosovë mbetet e domosdoshme, pasi situata në terren, veçanërisht në pjesën veriore, vazhdon të jetë e brishtë. Në një njoftim të shërbimeve parlamentare thuhet se CPS-S vlerëson se prania e KFOR-it në rajon është ende e nevojshme për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu në interes të Zvicrës, ku jetojnë rreth 500 mijë persona me origjinë nga Evropa Juglindore, prej të cilëve mbi 150 mijë janë me origjinë kosovare”, thuhet në njoftimin e CPS-S raporton cdt.ch.

CPS-S mbështet po ashtu rritjen e numrit të ushtarëve zviceranë nga 195 në 215 njësi.

“Këshilli Federal duhet të ketë gjithashtu kompetencën që, gjatë mandatit, ta rrisë kontingjentin me maksimum 30 ushtarë për një periudhë të pacaktuar, për të mundësuar përballimin, nëse është e nevojshme, të një nevoje të ardhshme shtesë të KFOR-it”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu, parashihet mundësia që kontingjentit zviceran t’i shtohen përkohësisht deri në 50 ushtarë për mirëmbajtje, përfshirë mirëmbajtjen e helikopterëve zviceranë, si dhe deri në 20 ushtarë shtesë për sigurinë e kontingjentit.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

KosovaNewss 20/01/2026 20/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?