KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zulfaj për mospjesëmarrjen e Kurtit në takimin joformal në Tiranë: S’ka inate, është koinçidencë
Politikë

Zulfaj për mospjesëmarrjen e Kurtit në takimin joformal në Tiranë: S’ka inate, është koinçidencë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:43 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sikur ngjarja në Greqi të mos ishte konfirmuar më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të merrte pjesë në takimin joformal, i mbajtur në Tiranë.

Kështu është shprehur Zulfaj në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “refuzimin”, e Kurtit ndaj ftesës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për takimin joformal me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në takimet e nivelit të lartë çfarë janë agjenda e kryeministrit do të duhej të kishte shumë më herët planifikim kurse Procesi i Berlinit apo kryesimi i Shqipërisë dihet që nga nëntori i vitit të kaluar, planifikimi i ngjarjeve sidomos të nivelit të lartë do të duhej të bëhej shumë më herët në mënyrë që të përgatitej edhe agjenda e kryeministrit. Nuk mendoj që ka inate në këtë drejtim kur është në pyetje agjenda shtetërore, por konfirmimi i një agjende të tillë në një proces të tillë do të duhej të bëhej shumë më herët”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se nuk ka të bëjë me hatërmbetje.

“Nuk është hatërmbetje, sepse kemi të bëjmë me një samit të nivelit të Ballkanit Perëndimor 6 me BE-në në kuadër të Procesit të Berlinit siç edhe e ka kryesimin Republika e Shqipërisë, në agjenda të tilla nuk ka aspak hatërmbetje por vetëm që ka koincidencë që agjenda e kryeministrit tashmë të jetë e konfirmuar shumë kohë më parë”, shtoi Zulfaj.

Ai thotë se “nuk do t’i ndërlidhja ngjarjet, refuzimin e Kurtit për takim me Ramën në Prishtinë dhe mospjesëmarrjen e Kurtit në takimin joformal të ftuar nga Rama, besoj që po të mos ishte kjo ngjarje e konfirmuar në Greqi sigurisht që kryeministri do të merrte pjesë”.

“Pjesëmarrja është e rëndësishme, dhe që jemi të koordinuar me Shqipërinë për mbajtjen e këtij samiti që do të mbahet në tetor. Jemi në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit, nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë dhe shtyrjes së procesit përpara por do të duhej të kishte shumë më shumë planifikim në këtë proces”.

Raportet Kurti-Rama janë zyrtare

Teksa është pyetur për ftohje të raporteve midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama, Zulfaj ka thënë se të njëjtat janë raporte zyrtare.

“Raportet janë raporte zyrtare dhe në cilësinë  e kryeministrave të cilët në rastin e kryeministrit të Kosovës vazhdimisht i angazhuar proaktiv për të promovuar bashkëpunimin me Shqipërinë prandaj edhe ishte shumë e rëndësishme që të mbahej mbledhja e dy qeverive që të nënshkruheshin të gjitha marrëveshjet”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Sërish shtyhet seanca konstituive

Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

KosovaNewss 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri
13:13 -08/08/2026
Sërish shtyhet seanca konstituive
13:05 -08/08/2026
Ndërpritet seanca konstituive, Time Kadriaj sulmon Albin Kurtin
12:28 -08/08/2026
AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?