Njësia e Zjarrfikësve e Gjakovës ka bërë me dije se sot në mesditë ka intervenuar me kohë në fshatin Ramoc, ku ishte raportuar për një djegie të fushave të grurit.
Ata kanë publikuar edhe disa fotografi të ekipit të zjarrfikësve duke intervenuar në këtë rast, në të cilat shihet se zjarri është përhapur në fushat e Ramocit.
“Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të ekipit tonë, zjarri është lokalizuar dhe shuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët përreth”, ka njoftuar Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës në Facebook.
Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës i ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mos djegin mbeturina apo sipërfaqe të hapura gjatë kësaj periudhe të nxehtë, pasi kjo rrit rrezikun.