KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkani Perëndimor
Politikë

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkani Perëndimor

KosovaNewss
KosovaNewss 21:37 -19/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkan Perëndimor.

Ai falënderoi Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas për ftesën dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, gjersa përgjatë takimit zëvendëskryeministri pati mundësinë për t’iu adresuar të pranishmëve.

Zëvendëskryeministri theksoi rrezikun që shfaqin për demokracinë dhe zhvillimin kërcënimet e sigurisë dhe sulmet e vazhdueshme hibride dhe rëndësinë e unitetit në përballjen ndaj tyre.

Në vijim, ai uroi Shqipërinë dhe Malin e Zi në avancimin e rrugëtimit të integrimit evropian dhe hapjes së kapitujve drejt anëtarësimit në BE, si dhe përkushtimit të Ukrainës dhe Moldavisë ndaj integrimit në unionin evropian. Shtoi se Kosova ka mbështetur dhe vazhdon të përkrahë Ukrainën në luftën e tyre kundër agresionit rus.

Në lidhje me progresin e vendit tonë, zëvendëskryeministri theksoi se përkundër barrierave me të cilat jemi përballur, kemi arritur të shënojmë avancim në shumë fusha. Veçoi konvergjencën e mirë drejt të ardhurës mesatare në BE, uljen e papunësisë nga 23.8% në 10.9%, shtesat për fëmijë dhe nënat lehona, progresin në zbatimin e reformave drejt integrimit në BE, harmonizimi i plotë i politikës së jashtme me BE, menaxhimi i mirë i migrimit pas liberalizimit të vizave, indikatorët pozitivë në luftimin e korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Zëvendëskryeministri tha se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, gjersa vendi ynë gëzon dhe mbështetje të fuqishme qytetare ndaj integrimit.

Ai theksoi gjithashtu rrezikun që vjen ndaj interferencave të elementeve malinje që e shohin rajonin si hapësirë për destabilizim dhe largim të vëmendjes nga lufta në Ukrainë, ndërsa integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës sfidohet e sulmohet në vazhdimësi nga fqinji ynë verior, si me shkrim përmes letrave të depozituara në BE ashtu edhe përmes akteve terroriste në terren të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar.

Zëvendëskryeministri përmbylli fjalën e tij duke thënë se momenti gjeopolitik aktual shfaq nevojën dhe rëndësinë e sigurisë evropiane dhe zgjerimit. Në këtë kontekst dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe arritja e konsensusit në vendimmarrjen brenda BE-së përbën një hap kyç në këtë proces dhe mesazh të fuqishëm uniteti.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

KosovaNewss 19/11/2025 19/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?