KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky paralajmëron qytetarët se vendi po kalon “një nga momentet më të vështira” në histori
Botë

Zelensky paralajmëron qytetarët se vendi po kalon “një nga momentet më të vështira” në histori

KosovaNewss
KosovaNewss 21:31 -21/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi qytetarët e tij se vendi po kalon “një nga momentet më të vështira” në historinë e tij.

Ky alarm vjen ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë një presion intensiv ndaj Kievit për të pranuar një plan paqeje prej 28 pikash, propozim ky që sipas tij përfshin lëshime të konsiderueshme karshi Rusisë.

Zelensky theksoi se Ukraina qëndron para një zgjedhjeje jashtëzakonisht të vështirë: “ose të humbasë dinjitetin, ose të rrezikojë humbjen e një partneri kyç”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së.

Ai paralajmëroi gjithashtu për pasojat e mundshme të një refuzimi: sipas tij, nëse Ukraina nuk pranon 28 pikat e propozuara, ajo mund të përballet me “një dimër jashtëzakonisht të vështirë”.

Në fjalimin e tij 10 minutësh drejtuar kombit ukrainas, Zelensky premtoi se do të punojë për “zgjidhje konstruktive” me SHBA-në dhe partnerë të tjerë, duke sugjeruar se është i gatshëm “të paraqesë argumente, të bindë dhe të ofrojë alternativa”. Por ai theksoi se nuk do të lejojë kurrë që të krijohet përshtypja sikur Ukraina nuk dëshiron paqe: “Kjo nuk do të ndodhë.”

Ai garantoi po ashtu se nuk do të tradhtojë vendin e tij dhe se interesi kombëtar ukrainas do të jetë udhërrëfyes: “Nuk do ta tradhtoj kurrë … Interesi kombëtar ukrainas duhet të merret në konsideratë”.

Zelensky apeloi për unitet kombëtar: “Tani është koha që qytetarët, politikanët, të gjithë, të bashkohemi, të ndalojmë lojërat politik”, tha ai.

Zelensky ka thënë se zyrtarët ukrainas do të punojnë përgjatë fundjavës dhe javës së ardhshme për të përmirësuar këtë plan, ashtu që në mesin e pikave të paktën dy të mos humbjen – “dinjiteti dhe liria e ukrainasve”.

Më tej, ai nënvizoi se do të punojë në ditët e ardhshme për ta përmirësuar planin e Trumpit, në mënyrë që “dinjiteti dhe liria e ukrainasve” të mos humben. “Gjithçka tjetër bazohet në këtë – në sovranitetin tonë, pavarësinë tonë, tokën tonë, njerëzit tanë. Dhe të ardhmen ukrainase”

Propozimi i SHBA-së prej 28 pikash po shihet si favor për Rusinë, përfshi lëshime territoriale, kufizim të ushtrisë ukrainase dhe heqje të perspektivës së anëtarësimit në NATO.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

KosovaNewss 21/11/2025 21/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?