Alessandro Florenzi i është nënshtruar operimit për të rikonstruktuar ligamentin e këputur dhe meniskusin në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Milani.
Veterani italian pësoi një lëndim serioz gjatë një ndeshje miqësore që ‘Rossonerët’ e zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u rikthye në Itali dhe iu nënshtrua rikuperimit në qytetin e Milanit ndërsa pritet që të mungojë për një kohë të gjatë.
Siç raporton Sky Sport Italia, si pasojë e këtij lëndimi, Florenzi mund të mbetet jashtë fushave për gjashtë deri në tetë muaj.


