KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi akuzohet se po i shantazhon serbët e Kosovës për “ta mbrojtur” nga studentët
Rajon

Vuçiqi akuzohet se po i shantazhon serbët e Kosovës për “ta mbrojtur” nga studentët

Alban Begolli
Alban Begolli 19:13 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i shantazhon serbët e Kosovës për t’iu bashkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe.

Sipas Sharoviqit, partia e Vuçiqit, SNS, po i paguan njerëzit nga Kosova për të marrë pjesë në organizimin për “mbrojtje nga studentët protestues”. 

“Ata po i shantazhojnë serbët nga Kosova, njerëzit që marrin asistencë sociale atje, që të vinë po ashtu. Dhe SNS-ja i paguan të gjithë. Pagesat dallojnë, për ata më të rëndësishmit nga 100 euro, e për ata tjerët nga 5000 dinarë. Ata i paguajnë këta njerëz”, ka thënë Sharoviqi për N1.

Që  nga fundjava e shkuar të rinj serb që thonë se janë studentë janë grumbulluar në një park afër Presidencës së Serbisë dhe kanë ngritur kamp. Sipas raportimeve të mediumeve të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë”, dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”. Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” për Vuçiqin para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët.

Serbia është duke u përballur vazhdimisht me protesta masive të studentëve që po kërkojnë drejtësi për 15 viktimat e 1 nëntorit kur në Novi-Sad u shemb streha e hekurudhës.

Gjithashtu lexoni:

Defender 2025, ka filluar ushtrimi ndërkombëtar në Babaj të Bokës

Komuna e Gjakovës nis asfaltimin e rrugëve në Firzë dhe Brekoc

Tradhtoi SHBA-në për ISIS, kosovari Lirim Sylejmani dënohet me 10 vjet burg

Vende nga Azia dhe Ballkani vizitojnë APK-në: Delegacioni i #SSTC njihet me nismat për parandalim të korrupsionit në Republikën e Kosovës

Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova

Alban Begolli 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 24°
52%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
27 °C
Fri
28 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Defender 2025, ka filluar ushtrimi ndërkombëtar në Babaj të Bokës
13:41 -03/06/2025
Një delegacion ndërkombëtar viziton Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
13:32 -03/06/2025
Kurti dhe ish-deputeti gjerman flasin për situatën aktuale politike në vend
13:04 -03/06/2025
Komuna e Gjakovës nis asfaltimin e rrugëve në Firzë dhe Brekoc
12:48 -03/06/2025
Presidentja Osmani fton partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale
12:44 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?