KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vriten nëntë ushtarë pakistanezë nga një sulm vetëvrasës
Botë

Vriten nëntë ushtarë pakistanezë nga një sulm vetëvrasës

KosovaNewss
KosovaNewss 10:22 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të sigurisë në Pakistanin veriperëndimor.

Sulmi u krye më 31 gusht nga një sulmues vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit (AMPP).

“Ushtria është e përkushtuar për eliminimin e terrorizmit”, thuhet në komunikatë.

Sulmi ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë rrethit fisnor të Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin.

Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani.

Kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar, e dënoi sulmin me bombë.

“Zemra më është thyer nga humbja e 9 ushtarëve trima në Divizionin Bannu, KPK, në një akt terrorist frikacak që plagosi shumë [të tjerë]. Aktet e tilla janë plotësisht të dënueshme”, tha Kakar në X, rrjetin e social të njohur më parë si Twitter.

Numri i sulmeve vetëvrasëse vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurisë në dhe afër Vaziristanit të Veriut në vitin 2023 është duke u rritur. Vaziristani i Veriut shërbeu si bazë për kryengritësit derisa ushtria njoftoi vite më parë se e kishte pastruar rajonin nga militantët vendas dhe të huaj, shkruan REL.

Një nga më vdekjeprurësit ishte një sulm vetëvrasës më 30 korrik, në një tubim politik të partisë Jamiat Ulema Islam-Fazl, ku u vranë më shumë se 50 njerëz në distriktin Bajur, një bastion i Tehrik-e Taliban, i njohur edhe si talibanët pakistanezë, një aleat i ngushtë i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët e Afganistanit. Grupi ekstremist Shteti Islamik-Khorasan (IS-K) e mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Ka pasur protesta të shpeshta dhe thirrje të vazhdueshme ndaj Qeverisë për ofrimin e sigurisë në rajon.

Qeveria dhe ushtria kanë theksuar se kanë kryer operacione kundër militantëve dhe pretendojnë se ato kanë qenë të suksesshme në vitet e fundit.

Gjithashtu lexoni:

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

KosovaNewss 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?