Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi gjatë kësaj të hënëje në Klinë.
Pasi që mori informacione se në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë kishte gjuajtje me armë, Policia kishte dalë menjëherë në vendngjarje.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se njё person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinё, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton Policia.
Policia njofton se idyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.
“Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor”, njofton tutje Policia e Kosovës.
Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.


