Pronari i një fabrike të këpucëve në Ferizaj ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në fabrikën e tij dhe i kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para të gatshme dhe stoli ari.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për rastin.
“Ferizaj 17.06.2023 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/persona të pa njohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në fabrikën e tij për prodhimin e këpucëve e cila ndodhet në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë. Sipas viktimës nga aty është vjedhur: kasaforta në të cilën kishte pas para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.


