Rreth orës 12:15 të së dielës është raportuar për një trup të pajetë te Liqeni i Batllavës.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pas verifikimit është konstatuar se viktima është një grua rreth 45-vjeçare, pa shenja jete.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet janë duke punuar për të ndriçuar plotësisht këtë rast tragjik.
Rrethanat e vdekjes së gruas së gjetur në liqen mbeten të paqarta.