Virgil Van Dijk ka vendosur t’i qëndrojë besnik Liverpoolit duke vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.
Kapiteni i The Reds do të qëndrojë në Anfield deri në verën e vitit 2027.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, do të fitojë afërsisht 400,000 £ në javë sipas kontratës së tij të re, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein në X.
Burimi në fjalë ka konfirmuar se mbrojtësi holandezi tani është mbrojtësi më i paguar në Evropë.
Pavarësisht se mori oferta të tjera, Van Dijk ishte i vendosur të qëndronte me Liverpool dhe ka nënshkruar një marrëveshje të re dyvjeçare. Marrëveshja nuk përfshin një klauzolë lirimi.
Holandezi 33-vjeçar është me Liverpoolin që nga janari 2018, duke grumbulluar 314 paraqitje dhe duke fituar tetë trofe me klubin.