Skuadra e Hajvalisë në konkurrencën e femrave ka arritur të shpallet kampion i Superligës së Kosovës në futboll.
Hajvalia mposhti në xhiron e fundit skuadrën rivale për titull, Mitrovicën me rezultatin 3 me 1 duke siguruar kështu pozitën e parë në tabelë.
Pas 21-xhiro, EP Hajvalia tani shkon në kuotën e 59 pikëve në pozitën e parë dhe përfundon kampionatin pa asnjë humbje. Kurse ekipi mitrovicas mbetët me 56 pikë dhe pëson humbjen e vetme gjatë këtij sezoni.
Kujtojmë që para një jave, skuadra nga Mitrovica fitoi titullin e Kupës së Kosovës.