Një vajzë e mitur nga Fushë-Kosova raportohet se ka filluar bashkëjetesë me një person, shtetas shqiptar dhe të njëjtit janë arratisur për në Shqipëri.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, ata janë ndaluar nga policia shqiptare në kufi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare është kryer vepra penale e lartcekur, e njëjta ka shkuar në Shqipëri me një shtetas të Shqipërisë. Lidhur me rastin janë pranuar informacione se të njëjtit janë ndaluar nga Policia Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se rasti vazhdon të jetë nën hetime të mëtejme.


