KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ura në Shtrubullovë vazhdon t’i rrezikojë fëmijët – Lladrovci nuk mbanë premtimin as pas 5 vitesh, fajëson Ministrinë
Siguri

Ura në Shtrubullovë vazhdon t’i rrezikojë fëmijët – Lladrovci nuk mbanë premtimin as pas 5 vitesh, fajëson Ministrinë

Beslinda Rexhepi
Beslinda Rexhepi 20:29 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ura e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme për banorët që nga paslufta. Por dëmtimet e fundit dhe hapja e një vrime në urë tani po i frikëson edhe më shumë banorët se mund të pësojë ndokush, e sidomos fëmijët e fshatit.

Përveç gjendjes së keqe që ka ura për vite me radhë, banorët ankohen se në dy vitet e fundit mbi këtë urë është hapur edhe një vrimë që po sjell rrezik për ta, e në veçanti për fëmijët e fshatit, shkruan KosovaNews.

Sipas tyre, ndërtimi i një ure të re në fshat, ishte premtuar që nga fushatat e vitit 2017 nga kryetari aktual i Komunës, Ramiz Lladrovci, por edhe pse kanë kaluar më tepër se 5 vjet, nuk është ndërmarrë asgjë.

“Kjo urë ka 20 vjet që është në këtë gjendje të mjerueshme, përveç kësaj, në këto dy vitet e fundit mbi të është hapur një vrimë e cila po rrezikon të bien veturat dhe qytetarët, e në veçanti fëmijët”, thotë për KosovaNews, Dren Rexhepi, banor i fshatit.

Për këtë problem me urën ankohen thuajse të gjithë banorët.

Ata thonë se duke e parë rrezikun nga ura e dëmtuar, kanë bërë kërkesë në Komunën e Drenasit për rregullimin e saj, por që komunarët nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.

E pasi kanë premtuar nëpër fushata qysh nga viti 2017 për rregullimin e urës, tani komunarët gjejnë arsye për mosmbajtjen e këtij premtimi.

Përmes një përgjigjeje me shkrim për KosovaNews, Komuna e Drenasit, ka fajësuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke thënë se me këtë çështje duhet të merren ata.

“Lidhur me projektin e urës në fshatin Shtrubullovë, e cila është mbi shtratin e lumit “Drenica”, Komuna e Drenasit, nuk ka vepruar në rregullimin e asaj ure, duke e ndërlidhur me këtë proces me projektin që e zhvillon Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor për rregullimin e shtratit të lumit dhe ndërtimin e urës”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra për KosovaNews.

Ai tutje shton se kanë parashtruar disa herë kërkesë në këtë ministri dhe kanë kërkuar arsye se përse nuk është rregulluar ende ky segment i lumit që kalon në këtë fshat, mirëpo sipas tij, nuk kanë marrë përgjigje.

“Komuna e Drenasit ka adresuar në këtë ministri disa herë kërkesa dhe ka kërkuar sqarime se përse ky segment i lumit që kalon në fshatin Shtrubullovë nuk është rregulluar, duke marr parasysh se dy segmentet, njëra pas tjetrës, janë të rregulluara si projekte të ministrisë e cila edhe menaxhon  me lumenjtë, ndërsa segmenti ku përfshihet edhe ura, është më së arsyeshëm për t’u intervenuar, mirëpo nuk kemi marr asnjë herë përgjigje. Nëse Ministria nuk merr masa për rregullimit të këtij segmenti të lumit ku përfshihet edhe ura, komuna do të ndajë nga buxheti i Komunës për rregullimin e urës.”, ka thënë Dobra.

Kujtojmë se ky segment i lumit ku përfshihet edhe ura, është problem i kahmotshëm dhe se në çdo dimër lumi del nga shtrati, duke mbuluar urën dhe pamundësuar mandej qarkullimin e banorëve andej./BeslindaRexhepi/KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

TAGGED: Drenas, fshati Shtrubullovë, Komuna e Drenasit, Ramiz Lladrovci, Ura e fshatit Shtrubullovë të Drenasit
Beslinda Rexhepi 15/04/2023 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?