KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump: Putini ra dakord që Rusia të pranonte garanci sigurie për Ukrainën
Botë

Trump: Putini ra dakord që Rusia të pranonte garanci sigurie për Ukrainën

KosovaNewss
KosovaNewss 21:38 -18/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu drejtua udhëheqësve evropianë para gazetarëve në fillim të një takimi shumëpalësh në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ishte ndërmarrë një “hap shumë i rëndësishëm” në kontekstin e arritjes së paqes dhe se Presidenti rus Vladimir Putin kishte rënë dakord që Rusia të pranonte garanci sigurie për Ukrainën.

“Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës. Ne do t’i ndihmojmë ata dhe do ta bëjmë shumë të sigurt. Faleminderit për të gjitha gjërat e mrekullueshme që kanë ndodhur sot. Deri më tani kemi pasur një ditë shumë të suksesshme dhe diskutime të rëndësishme ndërsa punojmë për t’i dhënë fund vrasjeve dhe për të ndaluar luftën në Ukrainë”, theksoi Trump.

Në takim marrin pjesë Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri italian Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

Fillon takimi i Trumpit dhe Zelenskyt me liderët evropianë

Ka përfunduar takimi me dyer të mbyllura mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pas kësaj, është realizuar fotografia familjare bashkë edhe me liderët tjerë evropian.

Presindenti Trump ka hapur takimin në grup me Zelenskyn dhe udhëheqësit nga Evropa. Ai ka përdorur një frazë të re për të thënë se dëshiron t’i japë fund luftës.

Trump tha se grupi dëshiron të shohë “nëse mund ta vendosin në gjumë” luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Udhëheqësit evropianë pritet të përpiqen ta bindin Trumpin që t’u bashkohet atyre në marrjen e një qëndrimi më të ashpër kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe Kremlinit.

Gjithashtu lexoni:

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh

Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin

SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit

KosovaNewss 18/08/2025 18/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?