Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po takohen sot në një samit kritik, për herë të parë ballë për ballë që nga viti 2019. Trump, i cili në fushatën zgjedhore ka premtuar disa herë se do të përfundojë luftën midis Ukrainës dhe Rusisë, pritet të takohet me Putinin në orën 11:00 sipas orës lokale (22:30 me orën e Turqisë) në Alaskë, percjell KoovaNew.
Para takimit, Putin ka bërë disa premtime, duke vlerësuar imazhin e Trump si “arbitër” dhe “sjellës paqeje”. Ai ka lavdëruar përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka premtuar bashkëpunim ekonomik si dhe një marrëveshje të re për kontrollin e armëve.
Lexo po ashtu:
Putin kërkon mbështetjen e Trump
Kremlini ka sinjalizuar se Putini ka nevojë për ndihmën e Trump për të shmangur ose lehtësuar sanksionet e ashpra të Perëndimit, në një kohë kur ekonomia e luftës është nën presion. Në një takim të zhvilluar në Kremlin, Putin ka ngritur çështjen e një marrëveshjeje të re për armët bërthamore, që do të zëvendësonte atë aktuale, e cila skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.
Gjatë mandatit të parë të Trump, një përpjekje e tillë nuk pati sukses. Edhe pse Moska ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar bisedimet bërthamore që nga viti i kaluar, tensionet e fundit kanë ulur gjasat për rinovimin e marrëveshjes.
Deklarata e parë e Trumpit
Para samitit, Trump ka shkruar në rrjetet e tij sociale: “Rrezik i madh”.

Katër skenarë në tryezë
Gjatë takimit, pritet të diskutohen katër skenarë të mundshëm për fundin e luftës:
- Skenari i preferuar nga Evropa – Lufta ndalon në vijat aktuale të frontit (rreth 1.090 km) pa ndryshime të tjera territoriale. Zonat nën kontroll në momentin e marrëveshjes do të shndërroheshin në kufij të rinj.
- Skenari i favorshëm për Putinin – Ukraina tërhiqet plotësisht nga Donbasi, duke humbur një zonë strategjike në lindje.
- Skenari edhe më i gjerë për Putinin – Ukraina jo vetëm nga Luhanski dhe Donetsku, por edhe nga Zaporizhja dhe Hersoni, përfshirë edhe territore që Rusia ende nuk i kontrollon plotësisht.
- Skenari i “shkëmbimit të territoreve” – Rusia anekson Luhanskun, Donetskun dhe Zaporizhjen, ndërsa Ukraina ruan zonat bregdetare në Detin e Zi.
Samiti Trump–Putin shihet nga shumë si një mundësi historike për paqen, por edhe si një test i madh për politikën ndërkombëtare./KosovaNew/
Lexo po ashtu:


