KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump: Po e mbyll Amerikën për të gjithë nga bota e tretë
Botë

Trump: Po e mbyll Amerikën për të gjithë nga bota e tretë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:38 -28/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të ndalojë pranimin e migrantëve nga të gjitha vendet e botës së tretë në Shtetet e Bashkuara. Ai synon gjithashtu të heqë çdo mbështetje federale për personat që nuk janë shtetas amerikanë.

Lideri amerikan e bëri këtë njoftim në rrjetin social Truth Social, pak pasi ka vdekur një pjesëtare e Gardës Kombëtare, e cila, sipas autoriteteve, u plagos të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë nga një burrë me origjinë afgane.

“Do ta ndalojë përgjithmonë migrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë, në mënyrë që sistemi amerikan të mund të rikuperohet plotësisht. Do të largoj çdo person që nuk është një kontribut i pastër për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose që nuk është i aftë ta dojë vendin tonë, do të heq të gjitha ndihmat dhe subvencionet federale për personat që nuk janë shtetasit tanë, do t’ua heq shtetësinë migrantëve që prishin rendin publik dhe do të deportoj të gjithë të huajt që janë barrë për buxhetin, paraqesin rrezik sigurie ose nuk janë të përputhshëm me civilizimin perëndimor”, ka shtuar ai.

Deklarata erdhi pak pasi u bë e ditur se ka vdekur gardistja 20-vjeçare, Sarah Beckstrom, e cila u plagos nga një migrant nga Afganistani.

Trump edhe gjatë fushatës së vitit të kaluar e kishte bërë të qartë se ndalimi i migrimit ishte një nga objektivat kryesore të mandatit të tij të dytë. Në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, numri i kalimeve të paligjshme ka rënë në mënyrë drastike që nga hyrja e Trumpit në detyrë në muajin janar, pjesërisht edhe për shkak të angazhimit të ushtrisë.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi në tetor se do të ulë dukshëm numrin e refugjatëve të pranuar – personave që përballen me përndjekje ose që ikin nga lufta. Gjatë 12 muajve të ardhshëm, numri i tyre do të jetë maksimumi 7500, ndërsa gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan, Joe Bidenit ka qenë deri në 125 mijë.

Ndërkohë, administrata amerikane po përpiqet të deportojë miliona migrantë që ndodhen në SHBA pa dokumentet e nevojshme. Në këtë proces, ajo shpesh përballet me rezistencë nga komunitetet ku këta njerëz jetojnë, pasi shumë prej tyre kanë vite që qëndrojnë në vend, paguajnë taksa dhe punojnë në sektorë – si në bujqësi – ku zakonisht ka mungesë të interesimit.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

KosovaNewss 28/11/2025 28/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?