KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump, Kubës: Bëni marrëveshje me SHBA-në përpara se të jetë vonë
Botë

Trump, Kubës: Bëni marrëveshje me SHBA-në përpara se të jetë vonë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:41 -11/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se nuk do të shkojë më naftë apo para nga Venezuela në Kubë, ndërsa sugjeroi që ishulli i drejtuar nga komunistët, duhej të arrinte një marrëveshje me Uashingtonin, duke rritur presionin mbi armikun e hershëm të SHBA-së, sipas “Reuters”.

Venezuela është furnizuesi më i madh i naftës në Kubë, por asnjë ngarkesë nuk është nisur nga portet venezueliane në vendin e Karaibeve që nga arrestimi i presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, nga forcat amerikane në fillim të janarit, mes një bllokade të rreptë të naftës nga SHBA-ja ndaj vendit të OPEC-ut.

Ndërkohë, Karakasi dhe Uashingtoni po përparojnë në një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për të furnizuar deri në 50 milionë fuçi naftë venezueliane në SHBA, me të ardhurat që do të depozitohen në llogaritë e mbikëqyrura nga Departamenti Ameriken i Thesarit, një provë e madhe e marrëdhënies në zhvillim midis Trump dhe presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez.

Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë, zero. Unë sugjeroj fuqimisht që ata të bëjnë një marrëveshje, para se të jetë shumë vonë”, shkroi Trump në “Truth Social”.

- Reklamë -

“Kuba jetoi, për shumë vite, me sasi të mëdha nafte dhe parash nga Venezuela”, shtoi ai.

Trump nuk dha detaje mbi marrëveshjen e tij të sugjeruar. Zyrtarët amerikanë e kanë ashpërsuar retorikën e tyre kundër Kubës në javët e fundit.

Nën një embargo tregtare amerikane, Havana që nga viti 2000 është mbështetur gjithnjë e më shumë në naftën venezueliane, e siguruar sipas një marrëveshjeje të arritur me paraardhësin e Maduros, Hugo Chavez.

Më herët, Trump njoftoi se Venezuela do të eksportonte deri në 2 miliardë dollarë naftë bruto në SHBA, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje për këtë qëllim.

Kjo marrëveshje është një shenjë e fortë se qeveria venezueliane po i përgjigjet kërkesës së Trump për të hapur dyert për kompanitë amerikane të naftës, për te shmangur rrezikun e ndërhyrjes së mëtejshme ushtarake.

Trump kërkon që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, t’u japë kompanive amerikane dhe private “qasje të plotë” në industrinë e naftës së Venezuelës.

Gjithashtu lexoni:

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

KosovaNewss 11/01/2026 11/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?