Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 16:55 në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombolë gazi.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se njësitet policore ndodhen në vendngjarje dhe po merren me zbardhjen e plotë të rastit.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Zahiti.