KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tre kandidatë për drejtor të AAC-së dyshojnë në procesin e vlerësimit
Politikë

Tre kandidatë për drejtor të AAC-së dyshojnë në procesin e vlerësimit

Alban Begolli
Alban Begolli 21:04 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e ka formuar Komisionin Pranues për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil, pjesë të së cilit e ka bërë edhe zyrtaren të cilën disa kandidatë për drejtorë i kërkuan AAC-së ta përjashtojë. Kandidatët pretendojnë se ka konflikt interesi dhe për këtë janë ankuar edhe në Qeveri, por nuk kanë marrë përgjigje. E njëjta zyrtare, edhe në konkursin e kaluar ka bërë vlerësimin e kandidatëve, gjatë të cilit proces ishin futur në listë të ngushtë kandidatë pa përmbushur kriteret

Qeveria e ka bërë pjesë të komisionit pranues, të konkursit për drejtor të Përgjithshëm të Aviacionit Civil, zyrtaren që, tre kandidatë për pozitën e drejtorit, kishin kërkuar të përjashtohej.

Kandidatët, Arianit Islami, Besnike Ukmata e Lendita Berisha, me pretendimet për konflikt interesi, i kanë kërkuar AAC-së para se të shpallej lista e ngushtë e kandidatëve, që ta përjashtojë nga procedura administrative e rekrutimit shefen e burimeve njerëzore, Safete Selmanin.

Por, trajtimin e kërkesës për përjashtimin e Selmanit, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të AAC-së, Burim Dinarama e ka konsideruar jashtë kompetencave të tij. E ka thënë këtë në një përgjigje që ua kishte dërguar kandidatëve.

“Drejtori i AAC-së mund të jetë vetë kandidat, prandaj çdo veprim dhe përfshirje në këtë proces do të konsiderohej ndërhyrje dhe do të përbënte një konflikt interesi. Rrjedhimisht, drejtori i Përgjithshëm nuk ka as përgjegjësi dhe as të drejtë të ndërhyjë në këtë çështje”, thuhet në email.

Për fazën e vlerësimit paraprak, aplikacionet e kandidatëve i ka verifikuar pikërisht Selmani.

Në emailin e tij drejtuar kandidatëve, drejtori u kishte thënë se Qeveria është përgjegjëse për fazën e mëtejshme.

KOHA e ka pyetur ushtruesin e detyrës së Drejtorit të AAC-së, Burim Dinaramën nëse i ka adresuar kërkesat e kandidatëve në Qeveri, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Por, përveç AAC-së, kandidatët e kanë njoftuar edhe Zyrën e Kryeministrit, për konfliktin e interesit që pretendojnë se ekziston mes tyre e Selmanit.

Pa iu kthyer ndonjë përgjigje atyre Zyra e Kryeministrit, në mbledhjen elektronike Qeveria e bëri Selmanin pjesë të Komisionit shtetëror për vlerësimin profesional të kandidatëve.

Tre kandidatët kanë insistuar se pjesëmarrja e saj në komision përbën konflikt interesi meqë pretendojnë se brenda një procedure rekrutimi, Selmani i kishte vlerësuar aplikacionin e tyre njëherë të suksesshme e njëherë të pasuksesshme. Ata kanë theksuar se me të kanë qenë të përfshirë në padi e kallëzime penale kundër njëri-tjetrit. Për të ankohen se u ka administruar edhe informacione të gabuara në CV-të e tyre.

Por Safete Selmani nuk i ka komentuar pretendimet e kandidatëve. Ajo ka thënë se për këtë është përgjigjur drejtori Dinarama në emailin drejtuar kandidatëve.

“Drejtori i përgjithshëm i është përgjigjur parashtruesve të kërkesës dhe institucionit që ka iniciuar konkursin”, ka thënë Selmani.

Në rastin e njërit prej kandidatëve, gjatë zhvillimit të konkursit të kaluar për drejtor, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se situata mund të jetë rrethanë për përjashtimin e Selmanit, porse kishte rekomanduar që AAC-ja ta vlerësojë këtë para se të vazhdojë procedurat.

Lidhur me këtë, në një opinion ligjor të Zyrës së Kryeministrit që është marrë atëkohë, është vlerësuar se vendimi i Komisionit të Pranimit për rekrutimin e Drejtorit të AAC-së duhej të ndryshohej me anëtarë të rinj.

Kandidatët e kanë dërguar çështjen edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil (KPMSHC).

Safete Selmani ka bërë vlerësimin paraprak të kandidatëve në konkursin e kaluar për drejtor të AAC-së ku në listë të ngushtë ishin futur tre kandidatë që nuk i kishin plotësuar kriteret.

Për pasojë, KPMSHC-ja e pati rikthyer konkursin në fazën e testimit paraprak. Konkursi më pas është anuluar nga AAC-ja dhe është hapur i riu disa muaj pas.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re

Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave

PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

Alban Begolli 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?