KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajneri i Rubin Kazanit kritikon Sylvinhon dhe lavdëron Fodan
Sport

Trajneri i Rubin Kazanit kritikon Sylvinhon dhe lavdëron Fodan

KosovaNewss
KosovaNewss 17:58 -23/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, nuk është i kënaqur me punën që sulmuesi i kësaj skuadre, Mirlind Daku, e bën gjatë kohës sa është i grumbulluar me Shqipërinë.

Daku ishte i grumbulluar me kuqezinjtë për ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë, por nuk e fitoi rastin të luante.

Dhe Rakhimov, që ka përvojë të gjatë në futboll, vlerëson se Daku nuk ka bërë punë të mjaftueshme gjatë kohës te Shqipëria. Përgjegjës për këtë e ka lënë shtabin teknik të Shqipërisë, përkatësisht selektorin Sylvinho.

Derisa ka folur për Dakun, Rakhimovi ka përmendur edhe përfaqësuesen e Kosovës.

- Reklamë -

Dhe ka vlerësuar punën që Franco Foda e bën me përfaqësuesen e Kosovës. Lojtari i Rubin Kazanit, Veldin Hoxha, është pjesë e Kosovës dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Daku të shtunën shënoi golin e vetëm për Rubin Kazanin në fitoren 1:0 ndaj Akhmat Groznyt, në kuadër të kampionatit të Rusisë.

Daku është lojtari kryesor në sulm i Rubin Kazanit, por nuk kishte shënuar gol që nga 20 shtatori. Tani i ka nëntë gola në 16 paraqitje.

Derisa ka folur për presionin që kishte Daku për mungesën e golave, Rakhimov ka përmendur punën që bëhet te Shqipëria e Kosova.

“Fola me Dakun për të hequr presionin nga ai. E telefonova dje. Pasi u kthye nga ekipi kombëtar, e telefonova. I thashë se nuk më pëlqente mënyra se si po punonin në ekipin kombëtar. Ne marrim informacion për ngarkesën e punës te Shqipëria dhe Kosova dhe pamë se si punonte Daku pa luajtur. Ishte e qartë se nuk ishte i tonifikuar. Trajneri në Kosovë është gjerman. Dhe ai nuk e ka idenë që nëse nuk luan, nuk stërvitesh. Por me Dakun, volumi ishte për të ardhur keq”, ka thënë Rakhimov në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Ai madje e ka pyetur Dakun nëse nuk po bën asgjë gjatë grumbullimit me kuqezinjtë.

“E pyeta, ‘a nuk po bën asgjë?’. Po i mëson profesionalizëm. Po i japim një program për ta mbajtur të përgatitur. I thashë që edhe Messi ka periudha kur nuk shënon. Ju nuk duhet të mendoni për këtë, duhet të kryeni punën tuaj. Duhet të vlerësoni se si liga ka filluar t’iu trajtojë. Të gjithë po të shikojnë. Sot bëri punë shumë të mirë dhe bëri atë që di ta bëjë më së miri”, ka shtuar Rakhimov.

Skuadra e Rubin Kazanit është shumë e varur nga Daku. Madje ka pasur vlerësime të shumta që nëse Daku nuk shënon, Kazani nuk fiton. Me këtë konstatim nuk është pajtuar 60-vjeçari Rakhimov.

“Është e qartë që ai sjell kualitet. Është i matur. E kemi ngritur dhe tani të themi se nuk mundemi pa të? Ne vetëm duhet të gjejmë lojtarë dhe të shtojmë të tjerë. Të gjithë e njohin atë, e studiojnë. Madje edhe kur ishte një sulm sot, trajneri i ekipit kundërshtar u ka bërtitur lojtarëve që mos ta lënë Dakun vetëm me një lojtar. Ai është aset”, ka thënë Rakhimov.

Për 27-vjeçarin Daku, ky është edicioni i tretë në kampionatin e Rusisë.

Gjithashtu lexoni:

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia

Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Muriqi drejt rikthimit të madh te Fenerbahçe, menaxheri udhëton në Mallorca për ta mbyllur marrëveshjen

Hajdari: Jam përballur me kërcënime pasi e zgjodha Kosovën

KosovaNewss 23/11/2025 23/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?