KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trajneri i Napolit: Real Madridi ka ekip unik
Sport

Trajneri i Napolit: Real Madridi ka ekip unik

KosovaNewss
KosovaNewss 19:11 -02/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rudi Garcia beson se Real Madridi ishin shumë të mençur kur zëvendësuan Karim Benzeman me Jude Bellingham, por bënë me dije se Napoli ka gjithashtu shumë opsione.

Garcia së bashku me kapitenin e ekipit Giovanni Di Lorenzo, ishin prezent para mediave të hënë për të folur rreth ndeshjes që e zhvillojnë nesër (e martë) ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Liga e Kampionëve është gara më e mirë, është një moment special për stafin e trajnerëve dhe lojtarët”, ka thënë fillimisht Garcia.

“Vetëm ta dëgjosh himnin e Ligës së Kampionëve është e mjaftueshme për t’u motivuar. Napoli duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Real Madridi ka një ekip unik, ata ende kanë të paktën dhjetë lojtarë që nga finalja e fundit që fituan kundër Liverpoolit [në 2022]”, u shpreh tekniku italian.

Duke folur rreth lojtarëve më të rrezikshëm në ekipin e Real Madrid, Garcia tha: “Ata ishin të mirë kur nënshkruan me Bellingham për të zëvendësuar Benzeman, ani pse nuk mbulojnë të njëjtë pozitë, por ata vepruan mirë gjithashtu kur nënshkruan edhe me Joselu”.

Ky nuk do të jetë ballafaqimi i parë mes Napolit dhe Real Madridit, pasi që këto dy skuadra janë përballur me njëra-tjetrën dy herë në vitin 2017, me Los Blancos që i ka fituar të dy ndeshjet.

Që të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e para në grupin C. Napoli ka mposhtur Bragan në udhëtim 2-1, ndërsa Real Madridi ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Union Berlinit në “Santiago Bernabeu”

Gjithashtu lexoni:

Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern

Club Brugge i thotë jo Milanit për Jasharin

Milionat e Al-Ain tundojnë Ylber Ramadanin – mesfushori drejt një largimi të bujshëm nga Serie A

Granit Xhaka në dilemë, Ten Hag e ka mërzitur pasi nuk e kontaktoi – në anën tjetër Milani është në pritje

Alvaro Morata drejt rikthimit në Serie A, në kontakte zyrtare me klubin italian

KosovaNewss 02/10/2023 02/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit
22:46 -25/06/2025
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
22:27 -25/06/2025
Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK
22:01 -25/06/2025
Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?