KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tmerr në Afganistan: Rikthehet zyrtarisht skllavëria, goditja përfundimtare për gratë dhe vajzat
Botë

Tmerr në Afganistan: Rikthehet zyrtarisht skllavëria, goditja përfundimtare për gratë dhe vajzat

Alban Begolli
Alban Begolli 12:07 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Talibanëve në Afganistan ka shpallur kodin e ri penal, i cili shënon një goditje dërrmuese për të drejtat e njeriut. Rregullat e reja jo vetëm që rikthen skllavërinë, por krijojnë një sistem drejtësie ku dënimi varet nga klasa shoqërore e personit.

​Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare (AFP), rregullat e reja të Talibanëve përcaktojnë se ligji do të zbatohet në mënyrë të ndryshme bazuar në identitetin fetar, gjininë dhe statusin shoqëror.

RIKTHIMI I SKLLAVËRISË DHE “ZOTËRINJVE”

​Në tekstin e ligjit të ri, termat “skllav” dhe “zotëri” përmenden vazhdimisht. Dokumenti i jep të drejtë “zotërisë” që të ketë autoritet të plotë mbi ndëshkimin e skllavit, duke e kthyer vendin zyrtarisht në një sistem skllavërues, i cili ishte zhdukur prej dekadash.

​NJË SHOQËRI E NDARË NË KATËR KLASA

​Kodi i ri penal e ndan shoqërinë afgane në katër nivele, ku drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë:

  1. ​Dijetarët fetarë: Nëse kryejnë një krim, ata marrin vetëm një paralajmërim.
  2. ​Elita: Përballen me thirrje në gjykatë dhe paralajmërime.
  3. ​Klasa e mesme: Dënohen me burgim.
  4. ​Klasa e ulët: Përveç burgut, parashikohen ndëshkime fizike (goditje me fshikull, etj.).

DHUNA NDAJ FËMIJËVE DHE NDALIMI I ARSIMIT

​Përveç ndalimit zyrtar të arsimimit për vajzat, kodi i ri legalizon dhunën brenda familjes. Dhuna ndaj fëmijëve mbetet e pandëshkuar, me kusht që të mos shkaktohet thyerje kockash apo çarje të lëkurës. Madje, ligji specifikon se një baba ka të drejtë të ndëshkojë djalin e tij 10-vjeçar nëse ai neglizhon faljen e namazit.

​DËNIM ME VDEKJE PËR KRITIKËT

​Gjykatat e Talibanëve tashmë kanë autoritetin për të dënuar me vdekje këdo që konsiderohet “rebel” apo kundërshtar i regjimit. Qytetarët janë të detyruar me ligj të denoncojnë çdo aktivitet opozitar; në të kundërt, përballen vetë me burgimin.

​Pikat e tjera tronditëse të kodit të ri:

  • ​Gjyqësia popullore: Qytetarët lejohen të ndëshkojnë personalisht këdo që shohin duke bërë “mëkat”.
  • ​Ndalimi i muzikës: Vallëzimi dhe shikimi i njerëzve që kërcejnë është rreptësisht i ndaluar.
  • ​Persekutimi fetar: Braktisja e medhhebit Hanefi konsiderohet kufër (mosbesim) dhe dënohet me burg.
  • ​Segregacioni gjinor: Prania e një burri dhe një gruaje në të njëjtin ambient pa pasur lidhje gjaku konsiderohet krim.

​Edhe pse komuniteti ndërkombëtar ka alarmuar se këto rregulla shkelin çdo standard të të drejtave të njeriut dhe parimet e gjykimit të drejtë, regjimi i Talibanëve po vazhdon me radikalizimin e plotë të Afganistanit që pas tërheqjes së trupave të SHBA-së në vitin 2021.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Alban Begolli 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?