Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Prishtinë.
Raportohet se një përson është therur për vdekje me mjete të mpehta (thikë).
Lidhur me rastin, është provuar të merren detaje nga Policia në rajonin e Prishtinës, por deri me tani nuk kemi marrë përgjigje.
Mediat, jo zyrtarisht raportojnë se vëllai ka vrarë vëllanë, si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe autoambulanca.


