Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nxënës është therur me thikë ditën e hënë në një shkollë në Ferizaj.
Policia njofton se nxënësi ka pësuar lëndime trupore në këmbë.
“Ferizaj 05.06.2023 – 09:31. Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar nxënës i po të njëjtës shkollë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


