KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Themelohet një njësi e inteligjencës brenda burgjeve të Kosovës
Siguri

Themelohet një njësi e inteligjencës brenda burgjeve të Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 20:04 -11/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë do ta ketë njësinë e Inteligjencës korrektuese. Pjesëtarët e kësaj njësie do të merren me sigurinë brenda burgjeve, parandalimin e kontrabandës dhe çdo dukuri tjetër negative. Nga ky njësit i inteligjencës po kërkohet bashkëpunim i ngushtë me AKI-në.

Brenda të gjitha burgjeve në Kosovë do të operojë një njësi e inteligjencës korrektuese.

NJIK, siç do të njihet kjo njësi, ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë brenda qendrave korrektuese, luftimin e kontrabandës dhe dukurive negative tjera.

Ky lloj AKI-je brenda qendrave korrektuese rregullohet me udhëzim administrativ nga Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2019, njësia kishte funksionuar si pilot-projekt për të parë efektet e saj.

NJIK-u ka një serë detyrash, të cilat përshkruhen në nenet 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje.

“Njësia e inteligjencës korrektuese është përgjegjëse për identifikimin e individëve dhe grupeve që paraqesin kërcënim të sigurisë në institucionet korrektuese, informimin, shkëmbimin e informacioneve dhe inteligjencës me institucionet kompetente. Njësia e Inteligjencës korrektuese bënë: planifikimin, mbledhjen, sistemimin, analizimin, shpërndarjen dhe mbrojtjen e informacionit që paraqesin kërcënim dhe rrezik për rendin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese.”

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bëjnë me dije se kjo njësi do ta ketë drejtorin e vet, i cili është i obliguar t’i raportojë drejtpërdrejt drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, shkruan rtvdukagjini.

“NJIK udhëhiqet nga Drejtori, i cili është përgjegjës për funksionimin dhe realizimin e detyrave të parapara më këtë ligj i cili për punën e tij i përgjigjët Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. NJIK përbëhet nga Divizioni Operativ i Inteligjencës dhe Divizioni i Analizës së Inteligjencës. Roli i NJIK është  mbështetja e vendimmarrësve të SHKK-së përmes aplikimit të praktikave më të mira të inteligjencës korrektuese dhe zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të inteligjencës, të dizajnuara për të ndihmuar procesin e vendimmarrjes dhe masat mbështetëse për të identifikuar, luftuar dhe çrrënjosur kërcënimet e sigurisë ndaj të burgosurve, stafit dhe institucioneve korrektuese.”

SHKK-ja bën me dije se NJIK-u tashmë ka fushë të gjerë veprimi.

“NJIK angazhohet dhe ka në fokus identifikimin e individëve ose grupeve specifike, që në një formë apo tjetër mundë të përfshihen ose planifikojnë veprimtari kriminale brenda institucioneve korrektuese. NJIK, po ashtu me fokus të veçantë angazhohet në mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve që kane të bëjnë me bindjet dhe ndikimet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit brenda institucioneve korrektuese. Aktualisht të gjitha qendrat mbulohen me zyrtarë operativ të inteligjencës”.

Nga ana tjetër ish-drejtori i SHKK-së që këtë njësi e sheh më se të nevojshme, thotë se si e tillë ajo duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.

“Këta njerëz që pranohen aty me kritere të veçanta, këta duhet trajnuar edhe brenda vendi edhe jashtë vendit, në mënyrë që me funksionu si duhet. Por, edhe me AKI këta duhet me pas një korrespodencë një marrëdhënie, ata kanë përvoja ma të gjata edhe pse jashtë institucioneve por munden me i ndihmi shërbimit shumë”, ka thënë Sokol Zogaj.

Përndryshe të gjithë zyrtarët e NJIK-ut duhet të pajisen me certifikatën e sigurisë të nivelit sekret.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

KosovaNewss 11/03/2023 11/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?