Një person është arrestuar pasi ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Podujevë dhe e ka plagosur.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime në këmbë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve.
Bëhet e ditur se i dyshuari për gjuajtje me armë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Podujevë, 13.08.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.


