KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
Kronika e Zezë

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit

Alban Begolli
Alban Begolli 22:41 -11/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të një arme zjarri.

Viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24-vjeçar, i cili sipas të dhënave fillestare dyshohet se është vetëqëlluar teksa po provonte një armë që synonte ta blinte. Sipas burimeve të afërta me hetimin, Tunaj ishte së bashku me dy të rinj të tjerë – S.J. dhe D.B. – me të cilët ishte ngjitur në një zonë pyjore për të testuar një armë të tipit pistoletë.

Policia e Prizrenit ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë versionin paraprak të ngjarjes. “Më 11.05.2025 rreth orës 18:20, dy persona kanë raportuar në stacionin policor se gjatë një takimi me viktimën A.T., i kanë dorëzuar një armë me qëllim shitjeje. Menjëherë pas marrjes së armës, viktima ka qëlluar me të drejt vetes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Përpjekjet për ndihmë kanë qenë të menjëhershme, por mjekët që arritën në vendin e ngjarjes konstatuan vdekjen e të riut. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

KosovaNews ka siguruar një fotografi të të ndjerit Anton Tunaj, 24-vjeçar, i cili humbi jetën në rrethana tragjike gjatë testimit të një arme në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit.

Sipas deklaratave të dhëna para hetuesve, Tunaj fillimisht kishte qëlluar tri herë në tokë për të testuar armën, por më pas papritur e kishte drejtuar revolen nga vetja dhe kishte shtënë. Dy të rinjtë që ndodheshin me të janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas janë paraqitur në polici.

Hetimet janë në vijim e sipër nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit. Po ashtu, po verifikohet origjina e armës dhe qëllimi i vërtetë i takimit mes të rinjve.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë të gjitha rrethanat në ditët në vijim.

Gjithashtu lexoni:

Policët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Ndalohet një serb te Dheu i Bardhë, i sekuestrohen një shufër metalike, elektroshok dhe sprej

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona

Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Alban Begolli 11/05/2025 11/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Policët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin
12:28 -12/05/2025
Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës
11:54 -12/05/2025
Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin
11:26 -12/05/2025
LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
11:08 -12/05/2025
Ndalohet një serb te Dheu i Bardhë, i sekuestrohen një shufër metalike, elektroshok dhe sprej
10:55 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?