KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Talenti shqiptar i Bayernit drejt transferimit në Serinë A
Sport

Talenti shqiptar i Bayernit drejt transferimit në Serinë A

KosovaNewss
KosovaNewss 13:30 -03/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Frosinone siguroi rikthimin në Serinë A, duke u renditur e para në Serinë B sezonin që lamë pas dhe tani ka nisur punën për të kompletuar skuadrën, në mënyrë që të bëjë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Skuadra nga periferia e Romës i ka besuar pankinën italianit Eusebio Di Francesco, megjithatë filozofia në klub mbetet e njëjtë, ajo për të punuar me lojtarë të rinj të talentuar, njësoj si sezonin e kaluar, kur u ngjit në elitë.

Një nga emrat që ka piketuar klubi Italian dhe po punon për ta sjellë në Serinë A, është edhe shqiptari i talentuar Marvin Çuni, i cili është rritur në ekipet e moshave të Bayernit të Mynihut dhe është ende në pronësi të gjigantëve bavarezë.

Sipas mediave italiane, klubi i Frosinones ka nisur zyrtarisht negociatat me Bayernin e Mynihut, për të blerë kartonin e sulmuesit Çuni, me të cilin ka rënë parimisht dakord për të firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Sulmuesi 22-vjeçar ka kaluar në huazim në disa skuadra në tre sezonet e fundit, teksa në këtë të fundit ishte pjesë e Saarbrucken, ku shënoi 9 gola në 32 ndeshje. Gjithashtu Marvin Çuni ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U19, pasi ka zgjedhur të përfaqësojë pikërisht ngjyrat kuqezi në nivel ndërkombëtar./TCH

Gjithashtu lexoni:

Rivali i Dritës në Ligën e Kampionëve, FC Differdange 03: Historia, arritjet dhe më shumë

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës

Kurti: Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë

Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit

KosovaNewss 03/07/2023 03/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Rivali i Dritës në Ligën e Kampionëve, FC Differdange 03: Historia, arritjet dhe më shumë
19:34 -17/06/2025
Komuna e Drenasit shpërbleu me kontratë operatorët ekonomikë pa i plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit
19:29 -17/06/2025
Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK
19:26 -17/06/2025
Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq
19:13 -17/06/2025
Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove
18:35 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?