KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri kërkon suspendimin e Testit të Arritshmërisë: Test i marrëzisë
Politikë

Tahiri kërkon suspendimin e Testit të Arritshmërisë: Test i marrëzisë

KosovaNewss
KosovaNewss 10:34 -12/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, ka qenë një proces të cilin Ministria e Arsimit e ka mbikëqyrur në mënyrë aspak profesionale dhe kaotike.

Pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta u mbajt dje në tërë Kosovën. Si zakonisht, pati rrjedhjeve të pyetjeve në platforma të ndryshme sociale.

Tahiri ka thënë se viktima të këtij procesi të menaxhuar dobët nga ana e MAShT-it, janë vetë nxënësit.

“Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Për muaj me radhë, sipas Tahirit, nuk pati asnjë informim nga MAShT-i, se cila është rëndësia e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës, “sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero, gjithçka rutinë”.

“Përgjatë gjithë kohës nuk pati asnjë debat rreth asaj se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit, dhe çfarë mund të bënin mësimdhënësit dhe prindërit në këtë drejtim. Pra as informim as përfshirje, sikur dështimi dhe mosarritshmëria e nxënësve të ishte qëllim. Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”, ka shtuar Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka paralajmëruar se pas shpalljes së rezultateve do ta ftojnë në interpelancë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe do të kërkojnë një rezolutë për suspendimin e procesit, në bazë të provave.

Postimi i Tahirit:

Grupi ynë parlamentar, po pret rrezultatet, dhe deri atëherë do t’i bëjë disa veprime:

Nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve.

Po ashtu, ankesat mund të drejtohen në emailin tonë: [email protected] ose telefon: 03820010115.

Pas daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq, do të bëjmë dy veprime:

1. Do të ftojmë në interpelancë ministren e MAShT-it;

2. Do të kërkojm votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani shpreh gatishmëri për konsultime pas ngërçit politik

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti, nuk flasin për media

Organizatat e dala nga lufta: Vizita e Trendafilovas, e papranueshme dhe fyerje

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

KosovaNewss 12/07/2023 12/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
15:59 -12/05/2025
Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
15:52 -12/05/2025
Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve
15:36 -12/05/2025
Presidentja Osmani shpreh gatishmëri për konsultime pas ngërçit politik
15:15 -12/05/2025
2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion
14:47 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?