KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Përparim Rama do t’i përgjigjet drejtësisë për dëmet që ia ka shkaktuar kryeqytetit
Politikë

Sveçla: Përparim Rama do t’i përgjigjet drejtësisë për dëmet që ia ka shkaktuar kryeqytetit

KosovaNewss
KosovaNewss 18:29 -10/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur dhjetëra shkelje të kryera nga Komuna e Prishtinës në vitin 2024. Raporti i Auditimit specifikoi raste kur ky institucion ka bërë ndryshime në kushte të kontratave pa aprovimet e duhura, nuk ka lidhur kontrata në bazë të procedurave adekuate të prokurimit, ka hyrë në obligime pa mbulesë buxhetore, ka lëshuar leje ndërtimi pas fillimit të procedurave tenderuese e ka paguar miliona euro paradhënie kundërligjshëm.

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka thënë se asnjëherë më parë ZKA nuk ka gjetur më shumë shkelje se tash nga Komuna e Prishtinës. Ka theksuar se gjendja në kryeqytet kurrë nuk ka qenë më e keqe se gjatë mandatit të qeverisjes së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Ka një insistim të qeverisjes lokale në paligjshmëri dhe veprime që bijnë në kundërshtim me ligjin me faktin që kemi 14 të gjetura të përsëritura në Raport dhe i kanë bërë 12 të reja. Kjo është panorama e qytetit që po e qeverisë LDK.  Rama nuk e ka situatën në kontroll, në shumë segmente ka keqpërdorime, keqmenaxhime”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Sveçla ka shtuar se organet e hetuesisë duhet dhe do të angazhohen, meqë ZKA-ja pas gjetjes së shkeljeve i informon.

“Rama nuk po e dëmton  vetëm të tashmen tonë, por po na futë në obligime edhe për vitet pasuese duke e shtuar barrën për kryeqytetin”.

Sveçla u shpreh i bindur se Rama do të përgjigjet para drejtësisë për veprimet e tij.

“Jemi afër zgjedhjeve lokale dhe Rama do ta marrë dënimin e merituar nga qytetarët. Do të vijë dita kur ai do të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar qytetit dhe buxhetit”.

Gjetjet e ZKA-së:

Janë vërejtur parregullsi në menaxhimin e subvencioneve për kopshtin publiko privat.

Komuna në tri (3) raste nuk kishte lidhur kontratën në bazë të procedurave adekuate të prokurimit.

Në një (1) rast, Komuna kishte hyrë në obligime kontraktuale pa mbulesë të mjaftueshme buxhetore në shumën prej 1,398,964€.

Në dy (2) raste, lejet e ndërtimit janë lëshuar pas fillimit të procedurave të prokurimit dhe pas nënshkrimit të kontratave.

Vlera prej 5,200,000€ është paguar në formë të paradhënies në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik dhe Ligjin e buxhetit.

Komuna kishte lidhur kontratë të re në vlerë prej 1,200,000€ për shërbime të projektimit pavarësisht ekzistencës së kontratës aktuale për shërbime të ngjajshme.

Në tri (3) raste kemi hasur në dobësi gjatë menaxhimit të kontratave “Në shtëpi”.

Në 31 raste të pagesave në vlerë 4,382,079€ nuk ishin respektuar hapat e përcaktuara për procedim të pagesave, pasi që urdhërblerjet ishin procesuar pas pranimit të faturës dhe në pagesa në vlerë 3,172,852€ zotimet ishin hartuar dhe nënshkruar pas pranimit të faturës.

Në tri (3) procedura të prokurimit, operatorët ekonomik të përzgjedhur si fitues, ishin të papërgjegjshëm.

Në 17 pagesa të investimeve kapitale, me vlerë totale 3,400,807€ janë bërë ndryshimet në shumat e ndara buxhetore të projekteve kapitale pa aprovim të Kuvendit Komunal.

Në nëntë (9) kontrata kishte vonesa në realizimin e punimeve.

Në dhjetë (10) kontrata për punë, ka pasur rritje të sasive në pozicione, pa marrë aprovimet e duhura.

Në tri (3) kontrata publike kornizë me çmime për njësi, vlera e shpenzuar e një kategorie të caktuar, ka tejkaluar vlerën e lejuar për shpenzim sipas peshimit.

Në 12 pagesa me vlerë të përgjithshme prej 1,143,191€ kemi vërejtur se faturat ishin vonuar për pagesë, përtej afatit ligjor prej 30 ditësh.

Komuna ka ndarë subvencion për një (1) OJQ në fushën e sportit në vlerë prej 50,000€, pa shpallur thirrje publike dhe pa lidhur marrëveshje me përfituesin.

Pos këtyre gjetjeve, janë edhe dy tenderë ai për ndërtimin e “ishullit urban” Arbëri – Pallati i Rinisë me vlerë 6.5 milionësh dhe ndërtimin e thertores publike mbi 2.8 milionë euro, që nuk janë testuar për shkak se janë në hetime nga organet e drejtësisë./koha.net

Gjithashtu lexoni:

KEK-u: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

KosovaNewss 10/06/2025 10/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?