KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Datat 3 dhe 4 shkurt nuk shënojnë vetëm tragjedi njerëzore, dorasit e vrasjeve dhe krimeve duhet të dalin para drejtësisë
Siguri

Sveçla: Datat 3 dhe 4 shkurt nuk shënojnë vetëm tragjedi njerëzore, dorasit e vrasjeve dhe krimeve duhet të dalin para drejtësisë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:59 -04/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot janë bërë 26 vjet nga vrasja e dhjetëra shqiptarëve dhe dëbimi i mijëra të tjerëve nga veriu i Mitrovicës. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se datat 3 dhe 4 shkurt nuk shënojnë vetëm tragjedi njerëzore, por edhe zbatimin e dhunshëm të një politike të ndryshimit të strukturës etnike në katër komunat veriore të vendit.

“Ngjarjet e rënda të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 janë dëshmi e qartë e vazhdimësisë së planeve shtetërore famëkeqe të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi dhe pronat e tyre. Në zbatim të këtij plani kriminal, 26 vite më parë u ekzekutuan 10 qytetarë tanë, mes tyre gra, burra dhe fëmijë, u plagosën 25 të tjerë, ndërsa brenda atij muaji rreth 12 mijë banorë u dëbuan me forcë nga pronat e tyre. I gjithë ky agresion u ushtrua vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike shqiptare”, tha ai.

Sipas tij, datat 3 dhe 4 shkurt nuk shënojnë vetëm tragjedi njerëzore, por edhe zbatimin e dhunshëm të një politike të ndryshimit të strukturës etnike në katër komunat veriore të vendit. Përmes vrasjeve, frikësimit dhe dëbimeve masive, veriu i Republikës së Kosovës u shndërrua me forcë nga zona me shumicë shqiptare në zona me shumicë serbe.

“Këto krime janë të dokumentuara dhe përbëjnë thirrje të vazhdueshme për drejtësi. Dorasit e vrasjeve dhe krimeve duhet të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi për jetët e pafajshme të marra. Vetëm përmes kujtesës dhe drejtësisë sigurohemi që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë. Si institucione të Republikës së Kosovës jemi angazhuar dhe nuk do të ndalemi në kthimin e të gjitha familjeve shqiptare të dëbuara në pronat e tyre dhe në garantimin e çdo të drejte të tyre. Koha kur Serbia ka maltretuar, vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarë për aspirata territoriale ka marrë fund. Republika e Kosovës do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për viktimat, të mbrojë integritetin e saj territorial dhe të kërkojë dorëzimin e të gjithë kriminelëve të luftës, në mënyrë që paqja, e vërteta dhe drejtësia të mbizotërojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai në “Facebook’

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

KosovaNewss 04/02/2026 04/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?