Është arrestuar një person në Kaçanik, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten si dhe fëmijët e tij.
Sipas Policisë, bashkëshortja e të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, të cilës edhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim.


