KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Të dyja palët të përmbahen nga tensionet
Politikë

Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Të dyja palët të përmbahen nga tensionet

KosovaNewss
KosovaNewss 20:09 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.

Siç raportojnë mediat Stoltenberg i ka bërë këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.

Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe i ka kërkuar NATO-s që përmes KFOR-it të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.

Sipas tij, Beogradi beson që, ato që i ka cilësuar si veprime të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Ne nuk duam të luajmë lojën e fajit. Kjo po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme. Situata në veri të Kosovës, gjithçka që ndodhi është për shkak të qasjes së keqe të autoriteteve të Prishtinës, sepse donin t’i përjashtonin autoritetet serbe.Në të njëjtën kohë ata arrestojnë në mënyra të ndryshme shtetasit serbë dhe i keqtrajtojnë pa marrë parasysh se ku jetojnë. Deri më tani kemi pasur marrëdhënie shumë profesionale me forcat e KFOR-it, shpresojmë se do të të vazhdojë dhe se gjithçka do të realizohet sipas rezolutës 1244”, tha Vuçiq.

Ai edhe një herë i kërkoi Stoltenbergut që NATO të sigurojë siguri për të gjithë serbët në Kosovë.

Vuçiq shtoi se Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me NATO-n, të cilat bazohen në përgjegjësi dhe besim

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

KosovaNewss 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?