KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg: Ne e ruajmë Kosovën, i kemi shtuar trupat
Siguri

Stoltenberg: Ne e ruajmë Kosovën, i kemi shtuar trupat

KosovaNewss
KosovaNewss 20:48 -11/07/2023
Shpërndaje
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks at a news conference at Kastellet in Kommandantgaarden, Copenhagen, Denmark May 19, 2022. Martin Sylvest/Ritzau Scanpix/via REUTERS
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka folur të martën për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në çeljen e Samitit të NATO-s që mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Stoltenberg bëri thirrje për de-përshkallëzim të gjendjes, kjo duke i thirrur palët siç i quan ai Kosovën e Serbinë, që të përmbahen nga veprimet që sipas norvegjezit mund të rrisin tensionet në rajon.

“NATO është prezente në Kosovë dhe ne kemi forcat e KFOR-it atje të cilat janë aty të sigurojnë sigurinë dhe stabilitetin për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë aty. Ne po zbatojmë mandatin që e kemi nga OKB, në mënyrë të paanshme. NATO-ja ka rritur numrin e trupave në Kosovë, duke shtuar disa qindra trupa për shkak të jo stabilitetit dhe dhunës e tensioneve që i kemi parë këtyre javëve të fundit”, tha sekretari gjeneral i NATO-s.

Kur u pyet se a është gati të takoj presidentin e Serbisë, Stoltenberg, shprehu gatishmërinë për një gjë të tillë. Aleksandër Vuçiq, më 6 korrik, tha se pas Samitit  do t’i kërkojë takim urgjent sekretarit gjeneral të NATO-s.

Situata e krijuar në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, dhe në përgjithësi në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, po shqetëson presidentin e Malit të Zi, vend anëtar i aleancës.

“Jemi të shqetësuar me situatën dhe tensionet në veri të Kosovës. Ne plotësisht e përkrahim de-përshkallëzimin e konfliktit dhe dialogun mes Prishtinës e Beogradit, në kuadër të platformës që për momentin e ka prezantuar Bashkimi Evropian (BE)”,theksoi kryetari i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

BE-ja, ka një plan tre pikësh që u ka prezantuar Kosovës dhe Serbisë, si udhërrëfyes për shtensionimin e situatës. Kërkohet tërheqja e protestueseve përreth godinave komunale, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, pastaj  largimi i njësive speciale policore po nga këto ndërtesa; kryetarët aktualë të ushtrojnë detyrën nga ambiente alternative, shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve dhe kthim në dialog.

Gjithashtu lexoni:

A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi

Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

KosovaNewss 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

LDK, PDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e presidentes për zhbllokimin e Kuvendit
17:55 -12/05/2025
A do t’i hapet rruga Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Detajet e takimit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it
16:57 -12/05/2025
Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
15:59 -12/05/2025
Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi
15:52 -12/05/2025
Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve
15:36 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?